Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me zjarrin që përfshiu Spitalin e Durrësit pas mesnate.
Mësohet se prokurorja Pranvera Gruda ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët.
Grupi hetimor ka kërkuar edhe raportin e kolaudimit të bombolave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe informacionin nëse ka apo jo sistem sensorësh për zjarrin.
Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, te reparti i neurologjisë dhe u përhap edhe në 3 katet e tjera. Shkak i tyre është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. Të gjithë pacientët e Neurologjisë dhe Kirurgjisë janë zhvendosur, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë, pasi kishin nevojë për oksigjenim.





