Një tragjedi ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme, teksa dy adoleshentë dyshohet se janë mbytur në rezervuarin e fshatit Qatrom.
Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin për humbjen e dy adoleshentëve. Sipas burimeve, bëhet fjalë për dy kushërinjtë Berti dhe Rei Tahirllari, 18 dhe 19 vjeç.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për trupat e dy të rinjve.





