TIRANË– Nisin lëvizjet e para në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas emërimit të kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla, pak ditë më parë, Prokurori i Tiranës, Sokol Malaj, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa mësohet të jetë shkarkuar Drejtori i Hetimit Sokol Stojani.
Mbetet për t'u parë në ditët në vijim nëse do të ketë lëvizje të reja nw organin e akuzës apo në Prokuroritë e rretheve.
Pas marrjes së detyrës, kreu i organit të akuzës, Llalla deklaroi se prioritet i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe theksoi se do t’i motivojë punonjësit e përkushtuar dhe se do të udhëhiqet në vendimet e tij nga paanshmëria dhe drejtësia, duke garantuar që prokuroria të ketë standardet e parashikuar në ligj.
“Gjate mandatit tim do të kem prioritet të motivoj ata prokurorë që përballen me krimin e korrupsionin, por edhe më tej duke marrë vendime të drejta të paanshme, përfshi edhe ato politike. Siguroj se do të jem garant i motivimit të atyre punonjësve si dhe të përfaqësoj në mënyrë dinjitoze akuzën, siç parashikohet në ligjet dhe kushtetutën”- nënvizoi Llalla gjatë prezantimit të tij në detyrën e re.