Nga kjo e enjte nisën, tragetet që operojnë nga Porti i Durrësit drejt Barit/Ankonës dhe anasjellas, nisën lundrimet e dyfishta.

Burime portuale bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 1986 pasagjerë.

Konkretisht, nga tre tragetet në hyrje, deri tani llogariten:

  • GNV, 733 pasagjerë;
  • Rigel II, 820 pasagjerë;
  • Claudia (Ankona), 433 pasagjerë.

Ndërkohë priten dhe dy tragete në darkë të mnërrijnë nga Bari, rreth orës 08:00.

Për të përpunuar në kohë rekord pasagjerët dhe mjetet, është rritur ndjeshëm numri i sporteleve në terminalin e trageteve.

“Nga koncesionari i terminalit të trageteve, nga Policia Kufitare, nga Dogana Durrës dhe Forca e Sigurisë e portit janë marrë masat për të punuar me kapacitetet maksimale. Do punojmë me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për pasagjerët këmbësorë, që do të kalojnë në terminal”, bëri të ditur më herët Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allka.