Nesër nisin në orën 15:00 seancat dëgjimore me 7 kandidatët që kanë depozituar dosjet për kryeprokuror të përgjithshëm të përkohshëm.
Do të jenë dy ditë në dispozicion për të realizuar seancat dëgjimore, por ndërkohë mësohet se deputetët e djathtë nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e komisionit të ligjeve.
Më pas do të jetë kuvendi, ai që me shumicë të thjeshtë votash do të mandatojë për një afat të pavarur kryreprokurorin e ri të përkohshëm.
Kandidatët për kryeprokuror janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani, dhe Artur Selmani.





