Bashkia e Durrësit po përgatitet për nisjen e sezonit të ri turistik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se zona bregdetare po pastrohet nga papastërtitë dhe leshteriku.

“Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë tërësisht e pastër përpara fillimit të sezonit.”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Krahas punës sonë të përditshme për pastrimin e qytetit vijojmë përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Po pastrojmë të gjithë zonën bregdetare nga papastërtitë dhe leshteriku.

Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë tërësisht e pastër përpara fillimit të sezonit.

Puna vazhdon çdo ditë. Durrësi i pastër është prioriteti ynë.