“Në solidarizim me veteranët.”Këtë të shtune në orën 18:00, do të mbahet protestë në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

Demonstrata është organizuar nga nga shoqëria civile për të kundështuar “bashkëpunimin e qeverisë me Milan Radojiçiç. Protesta ëshët thirrur pas p[ublikimit të dokumentit audio ku dëgjohet kryeshefja e deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke diskutuar me ekstremistët serbe per politikate vendit dhe për listat “e fryra” sic i ka cilësuar ajo të veteraneve.

Po ashtu ata do të protestojnë edhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kjo pasi që mazhoranca në seancën e së enjtes miratoi Ligjin për Pagën Minimale, në të cilin u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.

Sipas organizatorëve të protestës në fjalë, Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua në mënyrë të turpshme nga shumica parlamentare.
“Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestë.

Në parim, me të parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat. Paga minimale aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ligji për pagën minimale ka hasur në kundërshtim të ashpër nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë.

Kjo për shkak se ky Ligj nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Projekt ligji është miratuar në lexim të parë në qershor të 2022, ndërsa, më 13 korrik 2023, ai është miratuar edhe në lexim të dytë në Kuvend.