Megjithëse fitorja e Aleksandar Vuçiçit ishte e thellë kundrejt rivalëve të tij, ka shkaktuar protesta në Beograd.
Shumë të rinj kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër Vuçiçit, pasi e cilësojnë si Sllobodan Millosheviç.
“Kjo është një lloj gjysmë diktature e shekullit XXI dhe thonë se është gjysmë demokracie, por nëse gjysmë demokracie ekziston atëherë ka edhe gjysmë diktature.
E kemi parë Sllobodan Millosheviçin dhe kjo është njësoj, ndaj duket si fillimi i një diktature klasike”, shprehen protestuesit në Beograd.
Aleksandar Vuçiç fitoi garën për Presidenti me 55% të votave.