Rreth 4 mijë maturantë të cilët nuk i kanë kaluar provimet në fazën e parë, që u zhvillua në muajin qershor, do t’i rijapin duke nisur nga sot (27 gusht) deri në datën 6 shtator.
Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj, pasuar nga ai i Gjuhës Shqipe më 30 gusht, në datën 3 shtator ata do t`i nënshtrohen testit të Matematikës dhe në datën 6 shtator Provimit me Zgjedhje.
Procesi do të jetë po i njëjtë dhe shkalla e vështirësisë po ashtu. Provimi do të zgjasë 2 orë e gjysmë dhe do të përbëhet nga 32 pyetje, nga të cilat rreth 20 me alternativë.
Nëse maturantët kalojnë provimet e Maturës Shtetërore në vjeshtë, atëherë ata nuk e humbasin shansin për të aplikuar për në universitet, por gjithmonë nëse arrijnë një mesatare mbi 6,5.





