Që prej orëve te para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë zonës së teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri.
Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se policia ka marrë masa për shmangjen e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës.
Para nisjes së punimeve, policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurt. Ndërkohë efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie.