Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka nisur sot regjistrimet e maturantëve fitues, për vitin e ri akademik 2024-2025.

Të gjithë maturantët të cilët kanë fituar një ose disa degë do të kenë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë zgjedhjen e tyre në raundin e parë.

“Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, nga sot, filloi me regjistrimin e kandidatëve fitues për Raundin e 1, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e ciklit të parë të studimeve si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2024-2025.

Që prej orës 08:00 të mëngjesit e deri në orën 16:00, sekretaritë mësimore të Fakulteteve përkatëse në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës janë dhe do të jenë çdo ditë në gadishmëri (përfshirë edhe fundjavat) duke ju mirëpritur për të kryer procesin e regjistrimit.”, thuhet në njoftimin e UAMD-së në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS NISI SOT REGJISTRIMET E KANDIDATËVE FITUES PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025! 🎉

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, nga sot, filloi me regjistrimin e kandidatëve fitues për Raundin e 1, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e ciklit të parë të studimeve si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2024-2025.

Që prej orës 08:00 të mëngjesit e deri në orën 16:00, sekretaritë mësimore të Fakulteteve përkatëse në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës janë dhe do të jenë çdo ditë në gadishmëri (përfshirë edhe fundjavat) duke ju mirëpritur për të kryer procesin e regjistrimit.

ℹ️Gjithashtu për t’ju ardhur në ndihmë, në çdo godinë të UAMD-së do të gjeni këndet e informacionit për t’ju orientuar rreth procesit të aplikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm.

📭Në godinën në Currila dhe në Kampusin Universitar, për të gjithë ata që nuk e kanë kryer paraprakisht pagesën e regjistrimit, kemi vendosur në dispozicion dhe sportele të Postës Shqiptare që ofron shërbim dedikuar këtij procesi.

‼️Kujdes!

📋Lista e fituesve do ndryshojë çdo 48 orë. Sipas udhëzimeve të miratuara më herët nga Ministria e Arsimit, procesi i regjistrimit në raundin e parë do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Ç’ka do të thotë se lista e fituesve të këtij raundi do të ndryshojë shtatë herë, kjo në varësi të kuotave që do të mbeten të paplotësuara nga përfundimi i çdo faze regjistrimi.

Maturantët dhe kandidatët e tjerë që janë pjesë e listës së fituesve të fazës së parë të këtij raundi, duhet të tregohen të kujdesshëm me zbatimin e afateve të regjistrimit, pasi në të kundërt nuk mund të vijojnë studimet e larta edhe pse janë shpallur fitues në një program të caktuar.

Për çdo pyetje apo informacion mos hezitoni të na kontaktoni dhe vizitoni në:

📧 [email protected]

🌐www.uamd.edu.al

📍Lagjja 1, Rruga e Currilave, Durrës ose

📍Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë,

Durrës

Ju mirëpresim!