Një operacion tjetër evakuimi do të nisë nga Afganistani, i pari që pas largimit të ushtrisë amerikane nga vendi më 31 gusht.
Sipas BBC, një grup prej afro 200 personash, duke përfshirë dhe amerikanë, do të nisen nga Kabuli për t’u strehuar në vendet pritëse.
Një zyrtar i Katarit shprehet se avionic do të ulet në kryeqytetin e vendit, Doha. Qytetarët pritet të evakuohen ditën e sotme ndërkohë që i deleguari i Katarit në Afganistan, Mutlaq bin Majed Al Qahtani shprehet se një avion i dytë do të niset të premten.
Ky është fluturimi i parë nga Afganistani që prej datës 31 gusht pas largimit të prezencës amerikane në vend. Deri më tani, janë evakuuar 124 mijë qytetarë dhe janë strehuar në shtete të ndryshme, duke përfshirë dhe Shqipërinë.
Sipas mediave amerikane, në Afganistan kanë mbetur të paktën edhe 100 qytetarë amerikanë që kanë punuar me qeverinë e SHBA-së.





