SHBA – Komuniteti i qytetit të vogël Newtown në Connecticutit po përgatitet të varrosë viktimat e para të masakrës të së premtes, ku humbën jetën 20 fëmijë dhe 6 të rritur në shkollën fillore Sandy Hook.

Sot mbahet funerali i dy djemve 6-vjeçarë që humbën jetën në masakër. Një zyrtar i policisë tha se shkolla do të mbetet një skenë aktive krimi dhe dedektivët janë duke punuar 24 orë në ditë mbi këtë çështje.

Ai tha se dy të rritur mundën t’i mbijetojnë sulmit. Shkollat e distriktit do të qëndrojnë të mbyllura deri nesër, ndërsa shkolla fillore Sandy Hook do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të pacaktuar.