Është hedhur molotov drejt godinës së kryeministrisë, ku po mbahet protesta.
Në momentin që ka marrë fjalën kryetari i PD-së, në drejtim të godinës së kryeministrisë është hedhur molotov, ndërsa policia ka bërë thirrje për qetësi.
Policia ka ndërhyrë me fikëset e zjarrit dhe deri më tani nuk raportohen dëmtime në njerëz.