Prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, demokratët do ti’u drejtohen kutive të votimit, këtë herë për të zgjedhur emrin e kryetarit që do ti drejtojë në katër vitet e ardhshme, pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit.
Zgjedhjet u zhvilluan në një kohë të shpejtë, ku kandidatët patën vetëm tre javë kohë që të zhvillonin fushatën e tyre, ku të tre veç Bashës premtojnë reformimin e partisë në rast se do të rizgjidhen.
Mësohet Basha, Kadilli dhe Shehaj do të votojnë në selinë e PD-së, ndërkohë që Harxhi do të votojë në njësinë 5.
Në seli do të votojnë dhe anëtarët e kryesisë dhe deputetët e zgjedhur të kësaj force politike, ndërsa në të gjithë vendin të drejtën e votimit e kanë 75 mijë anëtarë dhe 76 qendra votimi.
Votimi për kreun e ri të PD-së pritet që të mbyllet në orën 19:00, ndërsa të parët që kanë qenë sot në selinë blu ka qenë sekretari Gazment Bardhi dhe nënkryetari Edmond Spaho.





