Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me nisjen e hetimeve për Zërin e Amerikës dhe gazetaren Klodiana Lala, pas publikimit të përgjimeve ku përmendej Vangjush Dako.

Në reagimin e tij, Basha shkruan se kjo nuk është prokurori por mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri.

“Kjo prokurori që nuk arreston politikanët e kapur në flagrancë duke vjedhur zgjedhjet me krimin e organizuar, por hap hetime kundër gazetares që ka kurajon të publikojë skandalin në @zeriamerikes, nuk është më prokurori por mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri”, shkruan Basha.