Pak para nisjes së punimeve të sesionit të ri parlamentar, deputetja e re e Durrësit, Edlira Hyseni, shprehet e emocionuar, por njëkohësisht ndjen barrën e përgjegjësisë për detyrën që ka marrë përsipër.
"E di qe me shume se emocionet duhet pergjegjesi e perkushtim, ndergjegje dhe besueshmeri! E di qe situata politike ne vend eshte kaotike, e paqarte, e pasigurte.. e padrejte per njerezit e thjeshte qe kete vend e duan!",– shkruan Hyseni në Facebook.
Njëkohësisht ajo thekson se do të japë më të mirën e saj në organin më të lartë legjislativ të vendit.
Postimi i deputetes Hyseni:
Nis sot sezoni i ri parlamentar dhe do genjeja te thoja qe skam emocione
E di qe me shume se emocionet duhet pergjegjesi e perkushtim, ndergjegje dhe besueshmeri!
E di qe situata politike ne vend eshte kaotike, e paqarte, e pasigurte.. e padrejte per njerezit e thjeshte qe kete vend e duan!
Shume jane gjerat qe nuk i di,, por ajo qe them me siguri eshte se do perpiqem fort te bej me te miren time, te perdor mendje, zemer dhe dije per sadopak ndryshim, ze e perfaqesim, aty ku cdo shqiptar e ka nder dhe privilegj te jete!





