Sot duhet të kishte nisur normalisht viti i ri akademik, por pedagogët e disa fakulteteve kanë zgjedhur të protestojnë.
Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar ditën e premte, pedagogët kanë bojkotuar procesin mësimor, ndërsa i kërkojnë qeverisë që të shtojnë financimet për universitetet.
Në një dalje për mediat ditën e sotme, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi bëri me dije se do të ketë bojkot të mësimit edhe në ditët në vijim.
I pyetur në lidhje me deklaratën e ministres së Arsimit Evis Kushi për një dialog mes palëve, Kovaçi u shpreh: “Përmes ministres Kushi nuk besoj se do arrihet plotësimi i kërkesave tona, dialogu duhet të vijë nëpërmjet kryeministrit Rama.”
Ndër të tjera, kreu i sindikatave tha se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse nuk do të ketë reagim nga ana e qeverisë, ndërsa u bëri thirrje studentëve që të dalin në protestë.