I ftuar në një program televiziv, Daniel Nikolla anëtar i departamentit ‘Brain Gain’ ka folur për shpopullimin e shkollave në Shqipëri, dhe për shifrën e 100 mijë nxënësve më pak në shkolla.
Nikolla theksoi se të gjitha programet afatgjatë që ne bëjmë si shtet në fakt duke larguar nxënësit e rinj, nxënësit e shkollave, të arsimit të mesëm, apo të arsimit të lartë, e humbin krejt kuptimin sepse mungon forca punëtore e kualifikuar për të zhvilluar programe të cilat ne duam ti sjellim në një mënyrë të modernizuar dhe perëndimore.

“Meqë po flasim për arsimin, do të doja të vinim theksin tek ata që na përfaqësojnë në këtë sektor, kemi ministren aktuale Manastirliu, dhe ndër vite nëse e krahasojmë me ministrat e arsimit ndër vite, në 1912 përshembull, ka qënë Luigj Gurakuqi i cili përvec se ka qënë firmëtar i deklaratës së pavarsisë ka pasur një organizim, një veprimtari shumë të madhe për vendin tonë.

Pra këto janë persona që kanë një kontribout shumë të madh në arsim.
Të gjitha diskutimet që shfaqen nga ministria përkatëse e arsimit apo kryeministri ku flitet për ndërtimin e më shumë shkollave, janë shumë larg asaj që ne realisht na duhet.
Numri i shkollave të mbyllura është një numër tmerrësisht i madh i cili unë mendoj që përtej problematikave të të gjithë vendeve të europës lindore po themi me ato problemet e ndryshme, në vendin tonë është një numër i cili unë nuk mendoj që krahasohet me ndonjë vend tjetër kudo që të jetë sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbyllje shkollash, dalje nga puna të mësuesve të cilët më pas emigrojnë sepse nuk kanë zgjidhje tjetër për të mbijetuar, por bëhet fjalë edhe për largimin e atyre të rinjve të cilët potencialisht do ta bëjnë këtë Shqipëri, të cilët kryeministi referoi 2030 apo edhe më tej.

Të gjitha programet afatgjatë që ne bëjmë si shtet në fakt duke larguar nxënësit e rinj, nxënësit e shkollave, të arsimit të mesëm, apo të arsimit të lartë, e humbin krejt kuptimin sepse mungon forca punëtore e kualifikuar për të zhvilluar programe të cilat ne duam ti sjellim në një mënyrë të modernizuar, perëndimore.”