Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat para selisë blu.

Pyetjes se si do ta ndalonte nismën e ish-kryeministrit Berisha për të mbledhur Kuvendin e PD-së, Basha i është përgjigjur se nuk për të patur Kuvend për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane.

“Akuzat e Berishës janë gënjeshtra nuk kanë për të ndodhur kurrë. S’do ketë forume që do të shqyrtojnë vendimet e qeverisë amerikane.

PD po ecën para, do ti prijë betejës për ndryshim duke kthyer vendin në shinat e demokracisë. Ky është misioni i PD. Nuk ka për të patur Kuvend të PD për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane”, tha Basha