Franca nuk ka zgjedhur kombëtare europiane për miqësoret e radhës. Kampionët në fuqi të botë do të sfidojnë Bregun e Fildishtë dhe Afrikën e Jugut, sfida që do të luhen më 25 mars (Marseille) dhe 29 mars (Lille).

Federata Franceze e Futbollit ka marrë një nismë bamirësie për ukrainsit që po përballen me pushtimin mizor rus dhe braktisjen e atdheut. FFF ka njoftuar se do t’i dhurojë UNICEF-it një euro për çdo biletë të shitur nga dy miqësoret ndaj kombëtareve afrikane.

Një iniciativë për të ndihmuar fëmijët ukrainas, të cilët po kalojnë momente të tmerrshme. 65 mijë bileta janë shitur në Marseille dhe 50 mijë në Lille, që përkthehen 110 mijë euro bamirësi për fëmijët ukrainas.

Jo vetëm kaq, pasi FFF bën të ditur se fanellat e lojtarëve do të nxirren në ankand, gjithmonë me të njëjtin qëllim bamirësie.

Një gjest i bukur që dëshmon sesi edhe bota e futbollit jep mesazhin e duhur për njerëzimin në një moment delikat si ai i luftës.