Pas nismës së njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama për këshillimin me shqiptarët, ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha.
Basha e cilëson Ramën “shkatërrues të mirëqenies së shqiptarëve”, duke theksuar se afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate.
“Këto skandale vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë #drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni. përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të #NATO , nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë…”, shkruan Basha në “Twitter”.





