Në një shkollë në Spanjë mësuesit janë bërë bashkë në “luftën” kundër stereotipeve, kështu ata e kanë shpjeguar mësimin me funde duke lënë menjëanë pantallonat.
Shkaku i kësaj nisme të madhe ishte sepse një nxënës i shkollës fillore u bullizua nga moshatarët e tij, pasi ai kishte veshur një bluze me “Anime”.
I vogli u ndje në siklet dhe menjëherë është detyruar të ndërrohet.
Kjo ka “revoltuar” mësuesit, duke i bërë ata të veshin fundet dhe t’i bashkohen nismës, e cila ka për qëllim të tregojë se rrobat nuk kanë gjini.
“Një shkollë që edukon me respekt, diversitet, bashkë-edukim dhe tolerancë. Vishuni si të doni! Në i bashkohemi fushatës ‘Rrobat nuk kanë gjini’”, shkruan në një postim në rrjetin e tij social Tëitter, Manuel, një nga mësuesit.





