3 gusht 2015 – Niveli i mashtrimit në Lojrat Olimpike duhet të jetë alarmues. Ky është përfundimi që del pas publikimit të analizave të gjakut të 5000 atletëve pjesëmarrës në Olimpiada dhe Botërorë, që nga viti 2001 deri më sot.
Televizioni gjerman ARD/VDR dhe gazeta britanike, “Sandi Tajms” informojnë se, nga këto analiza besohet që, një e treta e medaljeve të fituara nëpër turnetë e mëdhenj në 15 vitet e fundit, në garat e rezistencës, është e dyshimtë.
Më shumë se 800 atletë kanë teste gjaku që mund t’i quajnë si marrës të dopingut, ose që minimalisht mund të quhen jonormale, por asnjërit prej këtyre atletëve nuk iu është hequr medalja. Dokumentet që i përkasin Federatës Botërore të Atletikës, nuk ishin në dijeni të Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe u nxorën për mediat nga një njeri i brendshëm.
Presidenti i Agjencisë Botërore të Antidopingut ËADA, Sir Krejg Ridi, i quajti këto dyshime si tepër shqetësuese.
Rusia është shteti mbi të cilin bien më shumë dyshime, në të cilën sipas mediave, 80 për qind e medaljeve të fituara nga ajo mund të quhen të dyshimta.
Kenia vjen pas rusëve, me 18 medalje që mund të jenë fituar në mënyrë mashtruese, ndërsa besohet se 10 medalje, të paktën në Lojërat e fundit Olimpike në Londër, duhet të jenë të tilla. Ylli i madh i sportit, Usain Bolt, ka dalë me analiza gjaku normale, ashtu si edhe atleti i shquar britanik, Mo Farah.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/