Teuta luajti të dielën ndeshjen e fundit miqësore në Bullgari, teksa kundërshtari i radhës ishte klubi nga Superliga e Turkmenistanit, Altyn Asyr.Trajneri Diego Longo, padyshim që e shfrytëzoi këtë ndeshje të fundit për të parë edhe një herë gjendjen e futbollistëve dhe provuar formacionin që mendohet se do të jetë ai, i cili mund të nisë edhe kampionatin.
Interesant është fakti se në miqësoret e luajtura në Bullgari, Longo i ka dhënë besim një 16-vjeçari si Ergis Arifi.
Ky i fundit është pjesë edhe e Kombëtares U-17, ndërsa Longo i ka dhënë një fanellë titullari. Kësisoj, Arifi mund të jetë një zbulim te durrsakët në sezonin e ri.
Ndërkohë, mesfushorët Emiljano Vila dhe Erando Karabeci vijojnë fazën e riaftësimit nën kujdesin e stafit mjekësor. Skuadra është kthyer në Durrës dhe vijon nga qyteti bregdetar përgatitjet.