Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur këtë të dielë në mëngjes në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë.
Sipas policisë, trupi i pa jetë i së resë është gjetur nga stafi mjekësor.
25-vjeçarja e identifikuar me iniciale D.D., mësohet se vuante nga sëmundja e Epilepsisë.
Mësohet se trupi i pajetë i 25-vjeçares do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup hetimor dhe po vijojnë hetimet.





