MAJEMI, 18 prill 2014 – Një polak i guxhimshëm, i moshës 67 vjeçare, deklaroi se kishte arritur me sukses të realizonte kapërcimin e Atlantikut të Veriut me kajak (varke e vogël me rrema, e prodhuar nga trungu i një peme) duke u nisur nga Portugalia për të mbërritur në Florida, rajon juglindor në SHBA, një sipërmarrje ku nevojitet kalimi i 8 000 kilometrave për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh.
”Aleksander “Olek” Doba mbërriti në destinacion mbrëmjen e djeshme rreth orësh 23:20 GMT”, shkruante ai në gjuhën polake në faqen e tij të rrjetit ‘Google+’, njoftim që shoqërohej me një fotografi e tij me duart të ngritura lart në shenjë fitoreje.
Polaku mbërriti në Cap Canaveral me kajakun e tij në gjyrë të bardhë dhe të verdhë, me një gjatësi prej gjashtë metrash dhe të quajtur “Olo” .
Aventurierit mjekërgjatë, i cili ishte nisur nga Lisbona më 5 tetor, iu desh të bënte një kthesë të tërthortë për në Bermuda gjatë udhëtimit të tij transatlantik për të bërë disa riparime në kajakun e tij.
”Ai tha se ishte shumë i lodhur për shkak të tri netët e fundit nuk kishte mundur të flinte teksa kalonte nëpër Gulf Stream, ku ai u përball me ujëra tepër të trazuara”, tha një përkthyes i cili ndihmoi Doba, i cili nuk e fliste mirë gjuhën angleze, pas mbërritjes së tij në Cape Canaveral, cituar nga Daytona Beach News-Journal.
Një 67-vjeçar polak kalon Atlantikun e Veriut me kajak!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon Jonida Vokshi
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit?
Nora Istrefi dhe Robert Berisha e çojnë raportin e tyre në një nivel tjetër





