ARABIA SAUDITE– Nusja 15-vjeçare është paditur në polici nga bashkëshorti i saj, 90-vjeçar, pasi ajo ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj. Ngjarja ka ndodhur në Arabinë Saudite.

Për t’u martuar me vajzën e re 90-vjeçari ka paguar plot 17 mijë e 500 dollarë.

Por nusja, pas martesës, është mbyllur dy ditë në dhomën e saj, e më pas ka gjetur mundësinë të arratiset dhe të rikthehet në shtëpinë e prindërve.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Al-Hayat, ndërkohë që i moshuari nuk e ka pranuar refuzimin e vajzës. Ai ka kërcënuar prindërit e vajzës se do ta ndjekë çështjen në gjyq nëse ata nuk i kthejnë nusen, ose paratë që ka paguar për të. Ai madje e ka denoncuar në polici, arratisjen e saj.

Sipas të moshuarit “martesa është zhvilluar në bazë të ligjeve”. Një organizatë joqeveritare, që lufton rastet e martesave me mblesëri në Arabinë Saudite e ka publikuar historinë në Twitter.