Këngëtari shqiptar, Ylli Limani, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka pësuar një aksident të vogël.

Ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur teksa luante një lojë me gurë në plazh, por fatmirësisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Limani nuk ka ngurruar që në “Instastory” të postonte edhe disa foto pas këtij incidenti, si dhe mjekimin që ka marrë për to dhe tani duket se është drejt përmirësimit.

“Një aksident i vockël nga një lojë e kotë me gur në plazh”, ka shkruar Ylli krahas fotove.