Kina ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në Mars. Lajmi u njoftua për mediat të shtunën në mëngjes.
Mësohet se roboti me gjashtë rrota “Zhurong” përdori një kapsulë mbrojtëse, një parshutë dhe një platformë rakete për të realizuar zbritjen.
Zbarkimi i anijes në planetin Mars, konsiderohet nga Kina një arritje e madhe, pasi më parë vetëm amerikanët e kishin realizuar me sukses një operacion të tillë.
Sipas BBC të gjitha vendet e tjera që e kanë provuar ose kanë dështuar ose kanë humbur kontaktet pas zbarkimit.
Presidenti kinez, Xi Jinping e përgëzoi këtë operacion si një arritje të jashtëzakonshme për vendin, duke dhënë edhe një mesazh të veçantë për ekipin.
“Ju ishit shumë të guximshëm, ndoqët përsosmërinë dhe e vendosët vendin tonë në radhë me vendet më të zhvilluara për studimin e hapësirës”, tha ai.





