• Medie të huaja shkruajnë se drejt planetit tonë po lëviz një asteroid sa një bjeshkë e vogël.

11 dhjetor 2014-  Edhe pse, sipas përllogaritjeve pritet që ai pas 150 vjetëve ta godasë Tokën, frika nga katastrofa është e madhe. Siç supozohet, goditja do të mund të ishte shumë më e fuqishme, se sa ajo që një asteroid  shkaktoi vjet në Rusi. Asteroidet është vështirë të filmohen pasi ata, për shkak të fushave të gravitacionit, e ndërrojnë rrugëtimin. Megjithatë nga NASA thonë se nuk duhet të shqetësohemi, pasi asteroidi do të kalojë larg Tokës.