Fundjavë e artë për Teutën, e zezë për Kastriotin, sepse durrsakët kanë fituar 1-0 në përballjen e luajtur në Durrës dhe renditja ka pësuar ndryshime drastike brenda ditës.
Në një ndeshje me tension e frikë nga humbja nuk mund të dilte në dritë ndonjë ndeshje e bukur dhe fatet e ndeshjes i vendosën era e fortë dhe një autogol i pafat.
Mesfushori Julian Shehu devijoi me kokë në portën e vet një kros nga goditja e këndit në mesin e pjesës së parë dhe ishte goditje fatale për krutanët.
Strategjia e trajnerit Bledar Devolli ndryshoi totalisht dhe më pas krutanet kërkuan barazimin, por Teuta ka mbrojtje të fortë dhe Kastrioti nuk shkëlqen në sulm.
Mes protestave për ndonjë rast të dyshimtë dhe dëmtimeve, sfida nuk prodhoi më gola dhe Teuta fluturon në vendin e tretë, duke blinduar Europën, ndërsa Kastrioti është më një këmbë në Kategorinë e Parë, pas fitores së Luftëtarit.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E shtunë, 30 mars 2019, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
TEUTA – KASTRIOTI 1-0
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Beqja, Bicaj, Sidibe (Gashi 50′), Avdyli (Kallaku 77′), Progni (Vajushi 55′), Vecaj, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Shehi (Selmani 79′), Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku (Pepa 55′), Bardhi (Okebugu 69′), Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Dojando Myftari, Redian Dobruna, Laver Alla
Kartonë të verdhë: Progni 28′, Kallaku 84′ / Ndreca 14′, Roxher 40′ Bojom 47′
Ndjekim prononcimin e trajnerëve dhënë për "DurrësLajm" pas përfundimit të ndeshjes.





