Aleksander Ceferin është emëruar presidenti i ri i UEFA-s me një fitore të thellë në zgjedhjet e së mërkurës në Athinë. 48 vjeçari fitoi 42 vota nga 55 të tilla për të mundur rivalin e tij Michael van Praag për t’u bërë pasardhësi i Michel Platini, i cili u largua vitin e kaluar pas një pezullimi katërvjeçar për shkak të korrupsionit. Caferin e ka quajtur veten e tij “jo një pjesë e institucionit” të futbollit, si dhe si një njeri transparent dhe familjar – cilësi që për të janë jetësore për të restauruar forcën dhe besueshmërinë e trupit drejtues të futbollit evropian. Por kush është njeriu që do të drejtojë UEFA-n në tre vitet e ardhshme? Këtu, do të shohim të shkuarën e tij dhe çfarë inputi kërkon ai të vendosë në rolin e tij të ri. Ceferin ka lindur më 13 tetor të 1967 në Grosuplje, Sllovenia qendrore, atëherë pjesë e Jugosllavisë. Pasi u diplomua në Universitetin jurudik të Ljubjanës, ai iu bashkua biznesit ligjor të babait të tij, ku ai zhvilloi një pasion të veçantë për të përfaqësojë sportistë profesionist dhe klube sportive, megjithëse ka punuar edhe në çështje kriminale. Më pas ai mori drejtimin e kompanisë nga i ati, dhe thotë se suksesi në profesionin e tij do të thotë se ai nuk i është futur futbollit për përfitime financiare apo për të rritur reputacionin e tij. “Kam një firmë ligjore shumë të madhe kështu që nuk e dua presidencën për CV apo të përfitojë diçka tjetër,” shprehet ai. Ai është martuar me gruan e tij Barbaran dhe ka tre vajza. Ai flet shumë mirë anglisht dhe italisht, ka një rrip të zi në karate dhe i ka rënë përqark Saharasë në pesë raste të ndryshme: katër herë me makinë, dhe një herë me motoçikletë. Bastisja e tij e parë me administratën e futbollit erdhi në 2005, kur ai iu bashkua bordit ekzekutiv të KMN, një prej klubeve më të suksesshë të futsallit në Slloveni. Ai u bë pjesëtar i komitetit ekzekutiv i klubit amator FC Ljubjana po atë vit. Në vitin 2011 ai u zgjodh presidenti i Federatës Sllovene të Futbollit duke rritur audiencën dhe popullaritetin e sportit. Caferin, i cili ka shëerbyer edhe në komitetin ligjor të UEFA-s për pesë vite përpara se të emërohej në majë, është akuzuar se është një kukull e Infantino-s – diçka që ai e ka quajtur si imagjinatë e medieve. Duke folur pas fitore së tij, ai premtoi se prioriteti i tij do të jenë reformat e Champions League, pasi më parë ka shfaqur shqetësimin e tij duke thënë se ndryshimet në sistemin e kualifikueseve erdhi për shkak të kërcënimeve boshe të disa prej klubeve elitare. “Jam i sigurt se ata nuk duan të largohen nga UEFA, apo kompeticionet e UEFA-s. Do të ishte e mërzitshme të luajë në një ligë të mbyllur dhe do të thoshte luftë me UEFA-n.” Ceferin gjithashtu identifikoi manipulimet e ndeshjeve si rrezikun kryesor të cilin ai do të mundohet ta sulmojë duke pranuar se futbolli evropian po përballet me shumë probleme. Ceferin, dy vite më i vogël se homologu i tij në FIFA, është personi më i ri i zgjedhur presidenti i UEFA-s dhe nuk është shumë i njohur jashtë vendit të tij. “Jam një njeri pasionant dhe një njeri që mban fjalën. Nuk jam një ‘showman’. Nuk kam probleme me egon dhe nuk jam një njeri i premtimeve jo realiste. Disa njerëz kanë thënë se unë nuk jam lider, se unë jam shumë i ri për të qenë presidenti i UEFA-s. Jam gati 50 vjeç dhe jam shefi i kompanisë sime dhe federatës sllovene prej vitesh.”