Tiranë, 20 qershor 2014 – Një avion i vogël tentoi të ulet në pistën e Gjadrës sot në orën 15:45, por menjëherë sapo pikasi policinë, vazhdoi fluturimin duke ngritur dyshime.
Kulla e kontrollit i bëri thirrje avionit të ulet në tokë, por ai vazhdoi fluturimin. Pas dy tentativave për ulje në Gjadër, avioni u drejtua për në Velipojë.
Përpjekja e pilotit për tu ulur në aerodromin e Gjadrit ka vënë në alarm policinë e Lezhës për rreth 30 minuta, por më pas Policia konfirmoi se bëhej fjalë për një avion spërkatjeje.
Avioni është drejtuar më pas për në Velipojë dhe ka vijuar spërkatjen mbi kodrat e Shëngjinit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





