Homazh për Mario Balotelli nga stafi i programit të njohur televiziv italian, "Le Lene”. Siç dëshmohet nga “tweets” i publikuar nga Nizza, në profilin zyrtar të klubit francez të futbollit, SuperMario ka marrë një dhuratë të veçantë, si askush tjetër. Dhe e dini se për çfarë bëhet fjalë? Për një…bide! Kjo është një referencë e qartë për faktin se njësia sanitare është rrallë e pranishme në shtëpitë e francezëve. Kjo është arsyeja pse “Le Iene” ka kërkuar të bëjë një shaka të tillë me sulmuesin e njohur italian. Balotelli e ka pranuar dhuratën me një të qeshur, duke treguar se ka gjetur qetësinë, që i ka munguar në vitet e fundit. Ai po spikat me golat e tij në eksperiencën e re, në “Ligue 1″, duke treguar se ka potencial të madh, sidomos te këmbët”, por ndoshta problemi qëndron te “sistemi i drejtimit”, apo e thënë ndryshe, te koka. Dhe, koka bën, koka pëson. Diçka që SuperMario ndoshta e ka kuptuar, më së fundi.
Një bide dhuratë!!! Balotelli e pranon me të qeshur
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji
“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Pse e shkarkoi Ristanin, Tirana më e pistë dhe pa ujë
Avokatët e njohur braktisin D4vd, këngëtari përballet me akuza të rënda për vrasjen e 14-vjeçares
Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen





