Teuta ka siguruar një tjetër përforcim për këtë sezon, duke shtuar radhët në prapavijë. Një qendërmbrojtës 25-vjeçar brazilian, Gabriel Gomes, u është bashkuar tashmë durrsakëve, duke u vënë në urdhrat e trajnerit Enkelejd Dobi.
Futbollisti ka luajtur në kategoritë e ulëta në Brazil, por edhe në Ukrainë me Dnipro-1 dhe Metalist. Megjithatë, kontrata e tij me klubin Metalist nuk u rinovua dhe lojtari mbeti futbollist i lirë këtë verë. Tani, ka ardhur firma me Teutën, ku ai pritet të marrë minuta që në startin e kampionatit.
Njoftimi i Teutës: Qendërmbrojtësi brazilian, Gabriel Gomes, ka firmosur sot me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Teutës për sezonin 2025/26. Gomes vjen nga Inter de Minas, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Ukrainë me Metalist. Ai aktivizohet si mbrojtës qendre, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë difensiv. Një përforcim me shumë vlera për objektivat ambicioze të Teutës në sezonin e ri!





