Një breshkë e rrallë gjigante ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë.
Breshka rreth 70 kg, sipas peshkatarëve, është një specie e rrallë për ujërat tona. Zakonisht kjo lloj breshke jeton në vendet tropikale dhe dyshohet të ketë pasur udhëtim të gjatë deri sa ra në “grackën” e peshkatarëve.
Breshka nuk është e matrikulluar, çka lë dyshime se specia nuk ka rënë në dorën e biologëve.
Dhjetëra qytetarë janë mrekulluar nga kjo specie gjigante, të cilën peshkatarët e nxorën në brezin e rërës në plazhin e Durrësit.