E ftuar ne Tiranë për të kërcyer në teatër, Tania Visirova kërcimtare e Kabaresë Foli Berzher në Paris, ka qenë për thuajse 3 vjet e dashura e Mbretit Zog të Shqiptarëve. Një nga femrat më të bukura të kohës së saj erdhi në Tiranë e ftuar për të kërcyer, por ju komunikua se do të kërcente për Mbretin Zog. Visirova që kishte marrë një pagesë mbresëlënëse pranoi dhe për 3 vjet mbeti në Shqipëri duke u bërë e dashura e Mbretit Zog. Visirova ka shkruajtur në kujtimet e saj së Zog nuk e detyroi kurrë që ajo të binte në shtrat me të, por ajo e bëri këtë me dëshire. Ai ishte një burrë tërheqës dhe shumë xhentil shkruan ajo. Por bënte dashuri me protokoll.
Visirova u rikthye në Paris, ku veç bizhuve dhe parave kesh mori si dhuratë nga Mbreti edhe 10 mijë metra katore toke në Xhafzotaj. Visirova njihej si një nga femrat më të bukura të kohës. Ajo kishte lindur në Besarabi, Moldavia e sotme dhe ishte transferuar në Francë ku vdiq në fillim të viteve ’80! Ajo kisht sherbyer si modele për shumë piktorë të famshëm.