Këngëtari me origjinë nga Korça, Young Zerka, flitet prej kohësh për historinë e dashurisë me Ronela Hajatin.
Spekulimet nisën pas këngës "Syn i jemi" që thuhej se ia kanë dedikuar njëri-tjetrit, por për një kohë të gjatë nuk e pranuan publikisht.
Por Young Zerka është treguar një burrë i vërtetë dhe e quajti para të gjithëve "shpirt binjak" Ronelën.
“E përmenda shpirtin binjak. Të dy e kemi çelësin e njëri-tjetrit. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë! Jemi tek i njëjti çelës bashkë!”, u shpreh Zerka në intervistën për 'Prive'.
Ndërkohë, ai tha se po punon për albumin e parë muzikor që do publikohet shumë shpejt.





