TIRANE – Ministria e Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve kanë shpallur dje konkursin për realizimin e shtatores kushtuar Dom Nikollë Kaçorrit, zv/kryeministër i qeverisë së Ismail Qemal Vlorës në vitin 1912. 

GKA, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se konkursi është mbarëkombëtar dhe se shtatorja duhet të jetë figurative dhe realiste, pasi i 
kushtohet një personaliteti historik, të njohur e të rëndësishëm të historisë shqiptare. 

Dorëzimi i bocetit duhet bërë me lartësi nga 50 cm deri në 90 cm dhe mund të realizohet në materiale të ndryshme, deri në datën 29 prill.