Pranë qendrës Galeria në Tiranë, mes bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave është gjetur një çantë e dyshimtë.
Mësohet se Policia ka thirrur njësinë anti-eksploziv për të bërë verifikimet e nevojshme.
Ndërkohë pas verifikimeve përkatëse që do të kryejë njësia anti-eksploziv, do të dilet në një përfundim nëse çanta në fjalë përbën rrezikshmëri për qytetarët ose jo.





