Një tjetër çantë e dyshimtë pranë një biznesi në Fier ka alarmuar policinë. Është vendosur kordoni sigurisë në perimetrin e lokalit, ndërsa në zonë ka shumë forca policore.
Çanta e dyshimtë është gjetur në lagjen “15 tetorit” të Fierit, konfirmon korespondentja e Panorama.
Siç shihet edhe nga fotot, çanta është lënë tek një nga karriget e vendosura jashtë një biznesi.





