Dje, datë 10 shtator, Komanda e Forcës Detare në bashkëpunim me shoqatën “Detaria shqiptare”, organizuan në ishullin e Sazanit, një ceremoni përkujtimore për kuadrot detarë që kanë shërbyer në këtë ishull, si dhe vendosjen e pemës së marinarit.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm për marinarët shqiptarë mori pjesë Prefekti i qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, Zv/presidenti i shoqatës “Detaria shqiptare”, zoti Astrit Aliaj, Komandanti i flotiljes pashaliman, Kapiten i Rangut të I-rë Engjëll Sinanaj, Veteranë të Flotës Luftarake që kanë shërbyer në ishull, familjarë e fëmijë të detarëve, kuadro të Flotiljes Detare dhe anijes “Oriku”, etj.
Qëllimi i aktivitetit ishte “Promovimi i vlerave të përbashkëta të kulturës dhe traditave detare në nivel kombëtar dhe njohja me Bazën Detare të Sazanit”.
undrimi i pjesmarrësve të aktivitetit nga Vlora në sazan u bë me anijen “Oriku”.
Para se të bregëzohej në molin e ishullit, Anija “Oriku” bëri një ndalesë, ku pjesmarrësit hodhën kurorë dhe buqeta me lule, në nderim të të gjithë detarëve që kanë ndruar jetë.
Ceremonia filloi me ekzekutimin e hymnit kombetar, pastaj mes emocioneve veterani Lutfi Gjika, bëri apelin e kuadrove oficer, nënoficer, që kanë shërbyer ne sazan, por tani nuk jetojne më.
Më pas përshëndeti Prefekti i qakut Vlorë zoti Flamur Mamaj, në emër të Komandantit të Flotës, K/Admiral Adnand Agastra, përshëndeti Komandanti i Flotiljes, Kapiten i rangut tyë I-rë Engjëll Sinanaj.
Gjithashtu përshëndetje në emër të Presidencës së shoqatës “Detaria Shqiptare” Mbi krijimin e Bazës Ushtarake Detare në Sazan dhe aktiviteti i saj operacional deri në momentin e mbylljes,
Në vijim për disa veteranë detarë që kanë shërbyer në ishull, u shpërndanë “Certifikata mirënjohje”, nga Kom. FD dhe shoqata “Detaria shqiptare.
Pas këtyre përshëndetjeve u recituan poezi për detarët shqiptarë, trimërinë, atdhedashurinë dhe shpirtin vetmohues të tyre.
Ndërkohë mbjellja e pemës së marinarit, një pemë ulliri me shënim te vecantë, u shoqërua me duartrokitje nga pjesmarrësit.
Ndoshta është nga të paktat raste në Shqipëri, kur mundi dhe sakrificat e marinarëve shqiptarë vlerësohen kaq simbolikisht. Cdo veteran ndihmoi në mbjelljen e kësaj peme. Për mirërritjen e saj do kujdesen marinarët e FD, që shërbejnë në ishullin e sazanit.
Në vijim të aktivitetit u organizua një koktejl për pjesmarrësit, më pas një foto e përbashkët.
Të pranishmit e vlerësuan këtë aktivitet tepër domethënës dhe dhanë mendime për të organizuar të tjerë në të ardhmen.
Sh.K.