As luftërat dhe as kalimi i kohës nuk mundën ta shkatërronin, pasi dashuria triumfon mbi gjithçka. Ajo që Alfonso Vargas ka rrëfyer se ndjen për Marie de la Sierra në një letër të shkruar më shumë se 300 vjet më parë është gjallë dhe do të mbesë e përjetshme falë restaurimeve dhe internetit. "Digjem nga dashuria, e kështu, e dashura ime, them se, në mungesën apo praninë tënde, gjithmonë do të digjem nga dashuria"- shkruan burri në letrën dërguar të dashurës së tij që mban datën 29 tetor 1700.
Fjalë e mendime të një të dashuruarie të mbetura të paprekura e të ngrira për më shumë se 3 shekuj. "Kam lindur për t'ju shërbyer. E duke qenë se kam marrë nga duart tuaja këtë dhuratë, kam nevojë të di nëse mund të përfitoj"- shkruan Alfonso. Ky mesazh është zbuluar rastësisht, rreth 25 vjet më parë, në një shtëpi në qytetin e Mancia në Spanjë. Pronarja e re, teksa ishte duke rikonstruktuar ndërtesën, gjeti një fletë në mur. "Duke tërhequr e duke tërhequr doli letra e rrotulluar"- shpjegoi Manuel Palencia, historian në Shoqatën Cuéntame Toledo që ka deshifruar tekstin.
Pronarja e re, një mësuese në pension, ka vendosur ta ruajë letrën. Në duart e saj kjo histori dashurie 300 vjeçare gjen strehim e bëhet aktuale.





