Që pas ndarjes nga aktorja Angelina Jolie, aktori i njohur Brad Pitt është lakuar shpesh në media për histori të reja dashurie, megjithatë asnjëra nuk ka prej tyre nuk ka rezultuar e vërtetë.

Këtë herë mediat e huaja kanë shkruar rreth tij dhe aktores Alia Shawkat, pasi janë parë shpesh me njëri-tjetrin.

Gjatë fundjavës që lamë pas, aktori 55-vjeçar është fotografuar në një galeri arti me 30-vjeçaren Shawcat.

Megjithatë, sipas shkrimit të publikuar nga “People”, një burim pranë dy protagonistëve është shprehur se ata janë vetëm miq.

Aktorët ende nuk janë shprehur lidhur me aludimet e mediave për një histori dashurie mes tyre.