Ligjvënësi i PS-së, Erion Braçe në nisje të fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se një deputeti i kanë arrestuar të vëllanë në Gjermani, disa muaj më parë për trafik droge, çka ka sjellë më pas edhe reagimin e deputetit Gazment Bardhi.

“Po pyes, kujt i kanë marrë vëllanë në Gjermani muaj më parë për trafik droge? Kujt?”, shprehet deputeti socialist.

Ndërkohë që kreu i Grupit të PD-së, Bardhi ndërhyri nga vendi, Erion Braçe iu drejtua duke i thënë që “pyet se drejton dhe grupin ti, bëje këtë pyetjen time brenda grupit tënd se sqarohesh, bëje këtë pyetje”.

Po nga ty kam frikë shumë unë në fakt të them të drejtën. Derisa të gjejë kurajon ta thotë, edhe brenda partisë së tij, kam disa gjëra të tjera për të thënë”, iu kthye deputeti i PS-së, Bardhit, ndërsa më pas foli edhe për korrupsionin.