Për Çelsin nata e kaluar ishte e magjishme. Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 në “Stamford Brigde”. Por përpara startit të sfidës, në tribuna ka pasur një vizitor “special”, bëhet fjalë për një dhelpër.
Në pamjet mahnitëse, të postuara në internet, dhelpra mund të shihet duke bredhur rreth nivelit të sipërm të tribunës lindore. Pasi shikoi poshtë në nivelin e poshtëm, dhelpra më pas u ngjit në rreshtin e parë dhe vrapoi me shpejtësi të plotë.
Një tifoz komentoi tek videoja: “Mendova se po luanin kundër Barcelonës, jo kundër Leistër Sitit”. Ndërsa një i dytë pyeti: “Si arriti dhelpra deri në tribunën lindore?” Një tjetër bëri shaka: “Është mirë të shohësh Leistërin të vijë për të mbështetur Çelsin sonte.”





