Për Romir Zallën, sot është një ditë e veçantë. Djali i tij Hermesi, mbush 9 vjeç. Aktori i njohur i humorit e konsideron të birin si shokun e tij më të mirë dhe n i ka dedikuar atij një urim special.

“Në foton e parë, Hermes 9 ditësh, sot 9 vjeç. Sot shoku im më i ngushtë ka ditëlindjen. Hermes u bëfsh edhe 999 vjeç shpirti i babit”, – shkruan Romiri përbri fotos së postuar në Instagram.

Romir Zalla është i martuar me aktoren Suela Bako me të cilën ka edhe një vajzë.