Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, tanimë ka nisur puna për largimin e inerteve.

Puna ka nisur herët në mëngjes, ku tek ish-godina e teatrit kanë mbetur vetëm intertet që po hiqen nga eskavatorët.

Ndryshe nga një ditë më parë, mëngjesin e kësaj të hëne nuk ka pasur prani të aktivistëve.

Megjithatë ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen për të protestuar rreth 16:30.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të jetë organizatorja e kësaj proteste e mbështetur nga opozita.