Komisioni i Rithemelimit do t’i drejtohet sërish sot selisë së PD-së për të zhvilluar mbledhje në orën 11:00 dhe 12:00.
Mësohet se ata kërkojnë të mbajnë një mbledhje në godinën e PD, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.
Kujtojmë se ditët e fundit në godinën e PD-së kanë qenë përkrahësit e Berishës dhe kanë tentuar të hyjnë në seli, por pa mundur pasi dyert kanë qenë të mbyllura.





